Konflikti I Madh

Ky libër, të dashur lexues, nuk është botuar për të na treguar se ekziston mëkati, vuajtjet dhe mjerimi në këtë botë. Këtë gjë e dimë mjaft mirë. Ky libër nuk është botuar as për të na thënë se ekziston një konflikt i papajtueshëm ndërmjet errësirës dhe dritës, mëkatit dhe drejtësisë, të gabuarës dhe të drejtës, vdekjes dhe jetës. Thellë në zemër e dimë edhe këtë, madje dhe që jemi pjesëmarrës dhe aktorë në këtë konflikt.

Por herë pas here, shumëkujt i vjen një endje të dijë më shumë për Konfliktin e Madh. Si filloi ky konflikt? Apo mos ndoshta ka ekzistuar gjithnjë këtu? Cilët elementë luajnë rol në aspektin e ndërlikuar të këtij konflikti? Çfarë raporti kam unë me të? Cila është përgjegjësia ime? Çfarë do të thotë për mua fakti që kam ardhur në këtë botë jo prej zgjedhjes sime? A është kjo mirë apo keq për mua?

Cilat janë parimet themelore të përfshira këtu? Për sa kohë do të vazhdojë ky konflikt? Cili do të jetë fundi i tij? A do të fundoset kjo botë, sikurse thonë disa shkencëtarë, në thellësitë e një nate të përjetshme te akullt e pa diell? Apo ka një të ardhme më të mirë?

Дополнителни информации

Мислења

Бидете први кои ќе разгледате “Konflikti I Madh”

Вашата адреса за е-пошта нема да биде објавена. Вашето мислење ќе биде разгледано пред да биде објавено со цел да се оневозможат недолични и несоодветни содржини. Задолжителните полиња се означени со *

Кошничка

Pin It on Pinterest